Çfarë po ndodh me opozitën? Aleatët i vendosin 7 kushte Lulzim Bashës
Aleatët e Partisë Demokratike i kanë propozuar liderit të opozitës një platformë me 7 pikë, sipas së cilëve qëllimi kryesor është institucionalizimi i raportit mes partive opozitare dhe krijimin e një qëndrimi të përbashkët politik.

1.Institucionalizimi i vendimarrjes së kryetarëve të koalicionit opozitar; drejtuar nga kryetari i PD-së.

Takim minimumi 1 herë në 2jave i kryetarëve.

Takimet të jenë tematike dhe me subjekt të caktuar çështjesh dhe të shoqëruara me vendimarrje të shkruar, si dhe personat përgjegjës që do e ndjekin për zbatim.

Mbledhja eshte e detyrueshme te mblidhet me kerkesen e cdo njerit nga kryetaret e opozites

2.Tryeza ekzekutive në nivel Sekretari të Përgjithshëm ose n/kryetarësh, drejtuar nga PD.

Mblidhet 1here në jave, dhe cdo perfaqesues ka te drejte te therras takim me detyrimin per te prezantuar me shkrim propozimin apo qendrimin tek perfaqesuesit e tjere.

Përgatisin axhendën e veprimit të opozitës.

Mënyra e organizimit të takimeve, folësit, kur dhe ku do të zhvillohen aktivitetet, mitingjet, takimet në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Takimet me grupet e interesit.

Përcaktimi dhe organizimi i grupeve të punës për platformën dhe reformat që kalon vendi, me interes kombëtar dhe ndërkombëtar.

Reforma Zgjedhore dhe mbeshtetja e reformes per nje drejtesi Te pavavru

Qëndrim i unifikuar i opozitës, për Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi.

Në këtë kuadër, të gjitha partitë e koalicionit, të paraqesin opsionet për Reformën Zgjedhore, deri në përcaktimin e një qëndrimi të përbashkët. Propozimet te paraqiten me shkrim brenda 10 diteve.

Reforma Administrative

Drejtimi dhe organizimi i koalicioneve në nivel lokal. Drejtimi nga Partia Demokratike, në mënyrë që të krijohet sinergji në nivel lokal.

3.Grupi i punës për marrëdhëniet ndërkombëtare:

Përgatitja e takimeve me ndërkombëtarët në Tiranë, Bruksel, Vjenë, Berlin, DC, Londër etj., të zhvillohen si opozitë. Kjo formë duhet t`i imponohet ndërkombëtarëve.

Përgatitja e një materiali ku të përfshihen; Raporti i ODHIR, Raporti i Departamentit Amerikan për krimin dhe trafiqet, raporte të tjera, si dhe qëndrime të mediave ndërkombëtare si Bild VOA etj, shoqëruar me non-paper nga ana jonë, ku sugjerohen zgjidhje dhe qëndrime të opozitës.

Fakte se si Rama ka shkatërruar proçesin e integrimit europian, sistemin Kushtetues, ligjore dhe Institucional ne vend

Dialogu per zgjidhjen e krizes se rende politike me prezencë të ndërkombëtarëve, me prioritet zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si rruga për daljen nga kriza.

bashkepunimi me trupin diplomatik në Tiranë, për zgjidhjet që ofrojmë, duke parashtruar me shkrim qëndrimet tona, për të evituar keqinterpretimet.

-Kontakte me partite apo Grupimet politike aleate në BE, US

Identifikimi i të gjitha marrëdhënieve politike dhe personale ndërkombëtare dhe përcaktimi i koordinatorëve në çdo shtet.

Përcaktimi i deputetëve mbështetës në EPP, ACRE apo IS, si dhe në parlamentet shtetërore.

Takim me drejtuesit e EPP, ACRE dhe Socialistët në PE, si opozitë. Qëndrime deklarative të EPP dhe ACRE, për nevojën e zgjedhjeve të parakohëshme.

Takime ne parlamente, me deputetë EU, Bundestag, Kongresit Amerikan, Parlamentit Britanik dhe vendeve te BE.

Takim me Drejtorin dhe përfaqësuesit e ODHIR, vazhdimi i komunikimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE.

Përpjekje për të organizuar seanca dëgjimore në Parlamentin Europian, Gjermani, Itali, USA.

Qendrim I qarte per influencat Ruse dhe Kineze ne ekonomine shqiptare si kercenim per Sigurine dhe pozicionin tone si vend anetar I NATOs

4.Grupi i Rinisë:

Forumet e Rinisë, të institucionalizojnë koalicionin e tyre dhe, të zhvillojnë aktivitete të pavarura nga partitë përkatëse, por si koalicion rinor.

Aktivitete ndërkombëtare me të rinj nga PPE, ACRE etj., në Tiranë.

Krijimi i një data base dhe netëork me studentë që janë jashtë Shqipërisë, për t`i bërë aktivë, për zhvillimet në vend, dhe ndërtimi i një platforme, forumi diskutimi, për të ardhmen e Shqipërisë

5 Media:

Angazhimi i një grupi mediatik me përfaqësues nga të gjitha partitë.

Përcaktimi i një ose më shumë zëdhënësave të opozitës.

Koordinimi i qëndrimeve mediatike, në mënyrë të përditshme.

Krijimi i nje faqe zyrtare dhe rrjeteve sociale per opoziten me nje mesazh politik dhe elektoral te miratuar nga kryetaret.

6.Krijimi i Senatit të Opozitës:

Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhe figura inteletuale të artit, mjekësisë, Universiteteve, kulturës, me figuara të shquara, që janë jashtë vendit.

Ofrimi i Intektualëve me emër, në emër të bashkëqeverisjes.

7.Këshilli i ish deputetëve, Ish ministrave, në të gjitha legjislaturat dhe kryetarëve të bashkive.

Grup që do të ndjekë gjithë praktikat ligjore, që dalin nga grupet e punës.

Analizojnë punën e qeverisë.

Organizojnë dhe drejtojnë takimet, toën-hall, nëpër rrethe, si dhe në TV lokale.

Bashkëpunojnë me strukturat, për të ndërtuar trupën konkuruese, për pushtetin lokal dhe qëndror.
Shtuar më 23/09/2019, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori