Çfarë ka ndryshuar dhe çfarë nuk ka ndryshuar krahasuar me finalen e 2018

Kanë kaluar katër vjet dhe duket si një jetë por një pjesë e madhe e dy skuadrave të finales së Kievit në vitin 2018, do të zbresë edhe në fushën e “Stade de France”.

Real Madrid-Liverpool rezultoi me fitoren 3-1 të spanjollëve dhe dy golat e Bale që sot është sërish pjesë e skuadrës madrilene por si lojtar stoli, ndryshe nga 4 vite më parë. Në stolat respektivë, ndryshimin e ka bërë Reali që ka zëvendësuar Zidane me Ancelottin ndërsa mungesa më e madhe në fushë do të jetë padyshim Sergio Ramos që me atë faull ndaj Salah nxiti shumë polemika.

Çfarë ka ndryshuar dhe çfarë nuk ka ndryshuar krahasuar

Për të qëndruar te Salah, “faraoni” do të jetë sërish titullar, këtë herë me shpresën për të mos e lënë skuadrën që në minutat e para ndërsa mbrojtja dhe sulmi janë repartet që do të ndryshojnë më pak te “The Reds” ku Van Dijk, Mane, Alexander-Arnold dhe Robertson kanë sërish shanse të zbresin në fushë.

Çfarë ka ndryshuar dhe çfarë nuk ka ndryshuar krahasuar

Ndryshimi më i rëndësishëm i Liverpoolit prek portën ku Karius me dy gafat e tij ia lë vendin sigurisë Alisson. Në Madrid, mesfusha nuk ndryshon aspak me treshen Casemiro, Modric, Kroos të njëjtë në kohë të ndryshme ndërsa Cristiano Ronaldo që në finalen e Kuievit nuk la shenjë, nuk do të ketë mundësinë për të kërkuar një tjetër trofe me veshë të mëdhenj.

Çfarë ka ndryshuar dhe çfarë nuk ka ndryshuar krahasuar


Shtuar 10.05.2022 11:58