Çokollatat, bananet dhe tashmë birra. Europa është në alarm për atë që po konsumon.
Sipas prestigjozes
gjermane, "Bild", ambientalistët kanë dhënë alarmin se
birrat më
popullore gjermane kanë pesticide.
Testimet me 14
birrat më
popullore gjermane kanë zbuluar se ato kanë gjurmë të "Glifosatit".
Sasia e këtij pesticidi varion nga 0.46 deri në 29.74 mikrogramë për litër.
Në rastin më ekstrem,
sasia e
pesticidit është 300 herë më e lartë se masa e lejuar me ligj në ujin e pijshëm, që është 0.1 mikogramë.
Birrat me sasi më të mëdha të
pesticidit janë "Hasseroeder", "Jever" dhe "Warsteiner".
Dyshohet se, ky pesticid shkakton kancer, edhe pse shkencëtarët thonë se nuk e kanë provuar përfundimisht diçka të tillë. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2016,
ora 17:45