Udhëheqja serbe ka marrë një ofertë të re, shumë të favorshme për ta. Siç mëson Blic, oferta i ka 15 pika, shtatë më shumë se nga propozimi i mëparshëm. Serbisë tani i është ofruar gjykata në Mitrovicë, që serbët ta kenë
komandantin lokal dhe rajonal, ndërsa nuk dihet ende nëse ushtria e Kosovës do të jetë e
pranishme në
veri të Kosovës, shkruan
Telegrafi.
Me propozimin e ri është miratuar po ashtu kërkesa e Serbisë që
asociacioni i komunave serbe të përfshijë katër komunat në
veri, pa Mitrovicën e jugut. Në këtë mënyrë,
asociacioni do të ketë shumicë absolute serbe.
Serbët do të kenë Gjykatë e Qarkut në pjesën veriore të Mitrovicës, me drejtoritë rajonale në secilën prej komunave, ndërsa do të kenë komandantët lokalë të policisë madje edhe në komunat në jug të Ibrit, citon
Telegrafi gazetën serbe Blic.
Përveç kësaj, udhëheqja serbe ka kërkuar arsimin, planifikimin urban, zhvillimin ekonomik dhe informacionin.
Nesër Daçiq dhe Vuçiq do të bisedojnë me
komandantin e NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. NATO-ja, sipas palës serbe, duhet të garantojë që ushtria e Kosovës nuk do të jetë e
pranishme në
veri të Kosovës, por ende nuk është specifikuar periudha për këtë.
Me këtë ofertë praktikisht është përmbushur numri më i madh i kërkesave të Serbisë.
Shtuar më 17/04/2013,
ora 23:20