Çfarë përmallimi, Alvini takon gjyshin pas pesë vitesh (VIDEO)
Vogëlushi Alvin Berisha është duke përjetuar ditët më të lumtura të jetës së tij pas shpëtimit nga kampi famëkeq i "Al Hol-it" në Siri ku mbahën gjysmë të burgosur familjarët e luftëtarëve të ISIS.

Tashmë ai i është kthyer familjes pas angazhimit të emisionit italiane "Le Iene" pasi ngriti në këmbë një pjesë të mirë të shoqërisë italiane.

Në një video të postuar në Facebook nga babai i tij, Afrimi, duket momenti kur Alvini takohet me gjyshin e tij.

Ata nuk ishin parë prej pesë vitesh, që kur Alvini u dërgua nga nëna e vet në Siri, e cila iu bashkua të ashtuquajturit "Shtet Islamik". /albeu.com
Shtuar më 09/11/2019, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori