Çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë dhe si u veshën VIP-at (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit, "ODA". Bazuar në kuptimin e mirëfilltë si dhoma më e rëndësishme e shtëpisë, "ODA", ka mbledhur në Pallatin Presidencial për të dytën herë në një mbrëmje gala, shqiptarët më të famshëm në botë.

Personazhe të artit, kulturës, politikës dhe biznesit nga të gjitha trojet shqipfolëse, janë ftuar tek "ODA".

Nën kujdesin e “Ami Event”, ky organizim gjigant që promovon vlerat e vendit tonë, u prezantua nga Anjeza Maja shkruan xing.al.

Ideimi dhe organizimi u bë nga organizatorja e disa eventeve të bamirësisë, Agnesa Hadërgjonaj dhe Ketrina Jarazi, drejtoreshë e "Tirana Youth Center" dhe themeluese e Fondacionit "Me dritë". Nën kujdesin kryesor të Agnesës dhe Ketrinës kjo iniciativë po kthehet në një traditë dhe me vlerë për Shqipërinë tonë.

Shtuar më 15/12/2018, ora 08:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori