Çfarë ndodhi 4 ditë më parë mes Bllokut, "xhiroja" e Dajtit që shkaktoi "furtunë" në polici (VIDEO)
Katër ditë më parë Dritan Dajti është shfaqur për herë të parë në publik pas shumë vitesh.

Dajti, është shoqëruar mëngjesin e së premtes të javës që lamë pas, në zonën e ish-bllokut nga një numër i lartë efektivësh policie drejt një klinike dentare.

Kujtojmë se Dajti është dënuar me 25 vite burg për masakrën e Durrësit, ku mbetën të vrarë 4 policë.

Dajti ekzekutoi në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës Fatos Xhanin, Altin Dizdarin, Kastriot Freskajn dhe Sajmir Duçkollarin.

Ditën e sotme, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj ka njoftuar se janë shkarkuar drejtuesit e burgut të Peqinit që ndërmorën këtë veprim.

Sipas njoftimit të Gjonajt, u bë e mundur:

Lirimi nga detyra të Drejtorit të IEVP-së Peqin, z. Emin Shpata për shkelje të rëndë.

Lirimi nga detyra të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, z. Bardhyl Kaçorri për shkelje të rëndë.

Largimi nga puna të mjekut të IEVP Peqin, z. Andi Andoni.
Lirim nga detyra të shefit të Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, z. Ferit Mici.
Vërejtje me paralajmërim për mjeken e DPB znj. Ermira Qirinxhi.
Vërejtje me paralajmërim për inspektorin e IEVP Peqin, z. Mefat Shehu.


Shtuar më 14/01/2020, ora 15:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori