"Çfarë na bëre mor bab", fjalët prekëse të të birit për Aleksandër Ndokën

Pëlqej
Aleksandër Ndoka vëllai i ish-deputetit të PS-së në qarkun e Lezhës, Arben Ndoka është vrarë në pritë nga persona ende të paidentifikuar.

Aleksandër Ndoka u ekzekutua në mënyrë mafioze mbrëmjen e së premtes me 14 plumba, në makinën e tij, vrasje e konsideruar mafioze nga hetimet e deritanishme.

I shoqëruar nga forca të shumta policie ishte edhe djali i Aleksandrit, Samueli i cili mori pjesë në varrim, ndërsa mungoi djali tjetër, Klajdi.

Ky i fundit është në kërkim nga policia me akuzën e dhunimit të nënkryetarit të qarkut të Lezhës në shkurt të këtij viti, përcjell Albeu.com.

Policët kanë qenë të armatosur dhe kanë ruajtur në çdo moment të riun.

Ai është parë të qajë me të madhe dhe ka përsëritur shpeshherë fjalët: “Çfarë na bëre mor babë”.

Ish-deputeti Ndoka i ka siguruar policët që gjatë ceremonisë s’do ndodhte asgjë me nipin: "Konsiderojeni veten sikur jeni në shtëpinë tuja. Nuk do ju ndodhë asgjë". /albeu.com/













Shtuar më 11/12/2017, ora 13:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori