Çfarë i ndodhi prindërve të Ritvanit në ambientet e policisë
Pëlqej
Sadik dhe Lindita Zykaj, prindërit e Ritvanit, autorit të masakrës me tetë të vrarë në Selenicë kanë pësuar shok psikologjik në ambientet e komisariatit të Vlorës ku janë marrë për t'u pyetur ndërkohë që i biri gjendej në arrati.

Ata kanë shfaqur vazhdimisht probleme shëndetësore para oficerëve të policisë, shkruan Panorama.

Fillimisht i binte të fikët babait, më pas tij edhe nënës. Kjo situatë ka vijuar për orë të tëra derisa kanë dalë nga ambientet e drejtorisë së policisë.

Pasi janë marrë në pyetje, familjarët e Ritvan Zykajt nuk janë kthyer në Selenicë, por janë zhvendosur përkohësisht te disa të afërm të Linditës.

Shtuar më 14/08/2018, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori