Çfarë fshihet pas dorëzimit të bujshëm, flet nipi i Balilit
Rigels Balili, nipi i të shumëkërkuarit Klement Balili ka rrëfyr se pse dorëzimi u bë pas kaq kohësh.

Ai tha se Balili edhe një vit më parë ishte shprehur se do të dorëzohej para drejtësisë pasi dosja e tij të plotësohej.

“Është vetëdorëzuar, unë kam bërë negociata me drejtorin e policisë bashkë me xhaxhain dhe kemi shkuar në zyrë. Që në datën 10 janar kanë nisën negociatat. Ai është shprehur edhe më parë që kur dosja të kompletohet dhe të shkojë në gjykatë, ai do të dalë para drejtësisë”, deklaroi ai në neës24.

“Unë e kam marrë në makinë dhe e kam dërguar deri në një vend, diku jashtë Delvine, dhe më pas e ka marrë drejtori i policisë dhe unë nuk jam marrë me asnjë procedurë më tej”, ka pohuar më tej kryebashkiaku i Delvinës. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2019, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori