Çfarë duhet të dini para se të blini rroba të përdorura
Rrobat tek tregu i të përdorurave nuk përben më ndonjë habi. Shumë prej nesh gjejnë këpucët, çantën, pantallonat që i duhen.

Nëse vendos të shkosh dhe të blesh, më parë lexo disa rregulla që të duhen gjatë blerjes.

Vish diçka të thjeshtë që të kesh munësi të provosh shpejt e shpejt rroba. Këpucët mund t’i provosh pa pikë problemi.
Nëse gjen diçka që të pëlqen, por është shumë e vogël mund ta kthesh mbrapsht.

Kontrolloni për vrima ose dëmtime të tjera, duke e mbajtur në dritë të fortë dhe duke e parë me kujdes.
Nëse copa është e dobët apo rruazat po bien, mund të negociosh për një çmim të mirë.

Nëse ka erë të keqe, por ty të pëlqen shumë, mund edhe ta marrësh. Pas larjes do jetë e pastër dritë.

Njolla që kanë qenë në veshje për 20 vjet nuk do të mund të dalin.
Nëse preferon veshjet prej leshi, sigurohuni që kur të lahet e thahet nuk do të qëndrojnë qimet si xhufkë.

Nëse vendos për të blerë një kuletë, sigurohu që kapëset punojnë dhe lëkura nuk është e çarë.

Nëse vendos për një bizhuteri të vjetër kontrollo nëse ta bën lëkurën jeshile. /Spektrum/
Shtuar më 03/06/2017, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori