Satelitët, risi me pak kosto”, Peleshi numëron arritjet: Pagat për punonjësit e mbrojtjes kibernetike do të jenë më të larta se në privat

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur ditën e sotme për njësinë ushtarake të mbrojtjes kibernetike, teksa tha se këtë vit kjo njësi do të plotësohet nga ana e kapaciteteve njerëzore.

Peleshi u shpreh se do të garantohen paga më të mira se në sektorin privat.

“Një nga projektet e rëndësishme është njësia ushtarake e mbrojtjes kibernetike e cila ka marrë një peshë të re për shkak edhe të sulmeve kibernetike të vitit të kaluar. Ne e patëm filluar punën para tyre. Viti 2023 do të jetë viti kur kjo njësi të ketë plotësuar kapacitetet e saj njerëzore. Po rekrutojmë ekspertë të rinj të sigurisë kibernetike.

Kemi rritur pagat. Burokracia shtetëror nuk të lejon të dalësh nga kategoritë e pagave të caktuar. Qeveria po aplikon një regjim kompetitiv. Në tregun e punës këto janë profesionet më të mirë paguara. Mund ta sheshin veten edhe përtej kufijve pa qenë nevoja të lëvizin nga Shqipëria. Sepse shumë shërbime mund të ofrohen online. Nëse nuk jemi konkurrues në pagesa nuk rekrutojë dot staf.

E kemi vendosur do të jemi madje, në institucionet e shtetit, do të kenë paga më të mira dhe se private. Deri tani kemi rritur ndjeshëm. E testuam me 7 vende pune që hapën në njësinë ushtarake për mbrojtjen kibernetike. Do krijojmë qendrën operacionale për sigurinë kibernetike. Viti 2023 do të jetë viti kur anëtarësimi ynë do ë jetë i plotë. Një sistem komunikimi tokë ajër tokë bëhet i mundur falë këtij partneriteti”, tha Peleshi.

Peleshi ka folur dhe për satelitët shqiptarë që ndodhen në hapësirë, duke i cilësuar si risi me pak kosto dhe shumë eficencë.

“Është risi sepse ne dalim dhe bëhemi pjese e shërbimeve që vijnë nga satelitët nga hapësira. Përpos imazheve satelitore, do mund t’i përkthejnë këto imazhe në shërbime në më pak kosto dhe më shumë efiçencë. Pritet të kontribuojnë në bujqësi, në kontrollin e territorit. Pra mund të bëjmë më shumë me më pak investim.”, tha Peleshi.

 


Shtuar 8.01.2023 11:35