"Çfarë do të ndodhë nga nesër", Rama "injoron" studentët në protestë
Prej disa ditësh, qindra studentë janë ngujuar në Universitetet përkatëse duke sfiduar urinë dhe të ftohtin vetëm që ti qëndrojnë deri në fund kauzës së tyre për plotësimin e 8 kërkesave.

Por mesa duke kjo protestë është fare e pavlefshme në sytë e kryeministrit, i cili me anë të një postimi ka reaguar për studentët por jo për protestuesit.

Ai shprehet se nga nesër pranë fakulteteve do të ketë dy përfaqësues të ministrive, asaj të Arsimit dhe të Financave.

“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit #MeStudentët🤗”, – shkruan Rama, duke injoruar protestën e e pjesës së studentëve të ngujuar. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2019, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori