Akuzohen për korrupsion, Gjykata e Tiranës lë në burg dy efektivët e forcave “Shqiponja”

Gjykata e Tiranës le në burg 2 efektivët e “Shqiponjave” Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha të akuzuar për korrupsion.

Një ryshfet 100 Eurosh i dhënë nga një drejtues mjeti, vuri në pranga disa ditë më parë dy inspektorë të policisë, Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha.

Efektivët me detyrë në sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në kryeqytet u arrestuan pasi u kapën në flagrancë duke marrë paratë, me qëllim shmangien e ndëshkimit të tij me masë gjobe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndalimi i tyre pas hetimeve të zhvilluara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Pak kohë më parë, autoritetet regjistruan një procedim penal ndaj dy efektivëve për veprime arbitrare ndaj qytetarëve.

Gjatë verifikimeve, u zbulua se ata merrnin para nga qytetarët për të shmangur përgjegjësitë ligjore. Për të faktuar korrupsionin u vendos, u caktua një agjent i infiltruar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore./albeu.com/