Çfarë bëjnë bashkë? Melisa e "Për'puthen" fotografohet në krahë të këngëtarit shqiptar (FOTO LAJM)

Debati i fortë mes Sindit dhe Melisës në “Për’puthen” është kthyer në “hit” në rrjete sociale. Gjatë debatit Sindi ofendoi Melisën duke u shprehur se ajo shkon me një mashkull për një kafe dhe tashmë të gjithë kanë nisur ta përdorin këtë shprehje si meme.

Edhe Melisa ka bërë sot të njëjtën gjë, duke ironziuar Sindin e tallur me fjalët e saj. Por përveç kësaj, Melisa i ka habitur të gjithë duke u shfaqur në krahët e këngëtarit shqiptar, Ardit Çuni.

Të dy ata kanë ndarë në Instagram foto me njëri-tjetrin, ku Melisa shfaqet me kurriz dhe Arditi e sheh nga mbrapa.

“Për nj녔, ka shkruar Çuni në profilin e tij. Ndërsa Melisa e ka plotësuar duke shtuar në fotot që ajo ka postuar: “… kafe”.

Ata nuk kanë treguar se çfarë bëjnë përkrah njëri-tjetrit dhe si janë njohur bashkë. Ndoshta mund të kenë kohë që janë miq me njëri-tjetrin, ose mund të jenë njohur së fundmi për ndonjë bashkëpunim të mundshëm. Askush nuk di ende asgjë, ndaj do të na duhet të presim në vijim për të mësuar detaje të tjera.

Shtuar më 04/12/2020, ora 09:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori