Celulari i katërt, PLUS Communication zyrtarisht në treg
Pëlqej
Plus Communication
Kompania e katërt celulare hyn zyrtarisht në tregun shqiptar duke premtuar një revolucion në tarifat dhe shërbimet për qytetarët. Kryeministri Sali Berisha ishte sot i pranishëm në ceremoninë e përurimit të operatorit celular Plus Communication ku ka vënë theksin tek interneti.

“Shqipëria është përdoruese e lartë e internetit ndaj ne sot do të qëndrojmë dhe do të vendosemitreg me 14 % në penetrimin e telefonise mobile”, tha Berisha. Ai e ka cilësuar këtë përurim si një arritje të madhe, ndërsa evidentoi përparimin që ka bërë shërbimi i ofrimit të internetit gjatë viteve të fundit. Sipas Berishës, Shqipëria është në moshën e internetit.

“Para katër vitesh Shqipëria ishte ndër vendet më të ulëta në planet për përdorimin e internetit, gjithsej 4.8%. Sot ne në treg vendosemi me shifra përmirësuese pasi shkalla e përdorimit të internetit është dyfishuar”, tha Berisha.
Shtuar më 27/11/2010, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori