Ceka thumbon Ramën: Nëse "Skënderbeu" është trim e ka kollaj të ndryshojë Kushtetutën (VIDEO)
Politikani Neritan Ceka ka qënë mbrëmë i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora ku nuk nguroi të ironizonte kryeministrin Edi Rama duke thënë se tashmë që i ka 94 vota të sigurta të ndryshojë Kushtetutën dhe mos të merret me Gjykatën Kushtetuese.

"Çështjet janë shumë më të lehta seç i mendojmë. Në qoftë se, ai burri "Skënderbeu", sic tha një nga këto vajzat është trim, e ka shumë kollaj nuk ka pse ti komplikojë punët i ka 94 vota të ndryshojë Kushtetutën, çi duhet Gjykata Kushtetuese. E heq nga neni i Presidentit kalimin tek Gjykata Kushtetuese 94 vota duhen pse e komplikon punën. e shkarkon direkt. Me sakrifica e kanë bërë atë parlament. Kemi pasur një parlament e mbajmë mend mirë në '90 që ngjan atyre të Europës. Kemi një popull që është më shumë se 90% pro BE, ku parlamenti është vendi i shenjtë i kombit. Presidenti është vendi i shenjtë i kombit, nuk merren ata ke ndarë gruan, nuk ke ndarë gruan. Me këto fjalimet banale të parlamentit tonë":- u shpreh deputeti.

Shtuar më 14/06/2019, ora 08:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori