Çefa pritet të zëvendësojë Spahiun në KLD
Postin e Kreshnik Spahiut si anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë pritet ta zërë kreu aktual i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Elvis Çefa. Kandidatura e këtij të fundit pritet votohet në parlament në seancën e ditës së enjte.

Propozimi për kandidaturën e Elvis Cefës është bërë nga kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Burime brenda grupit të deputetëve bëjnë të ditur për “Gazeta Shqiptare”, se Berisha gjatë prezantimit të emrit, vlerësoi eksperiencën e gjatë si jurist të kreut aktual të AKKP-së.


Vendi vakant si anëtar i KLD-së i mbetur bosh u takon demokratëve, pas shkarkimit të Kreshnik Spahiut nga komisioni hetimor parlamentar i ngritur nga PD-ja dhe pa pjesëmarrjen e opozitës. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori