Çdo të ndodhë me Metën nëse shkarkohet, flet Kryemadhi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte mbrëmjen e djeshme në emision "Byro politike", ku deklaroi se Ilir Meta nëse shkarkohet, apo në përfundim të detyrës së tij si President i Republikës, nuk do të kthehet më në LSI.

Pavarësisht se Meta është themeluesi i LSI-së, Kryemadhi e ka përjashtuar çdo mundësi që presidenti të rikthehet në parti, qoftë edhe përmes zgjedhjeve të brendshme.

Biseda e plotë:

Juli Xhokaxhi: Zonja Kryemadhi, meqë zotin Meta nuk e kemi përmendur fare sot, është nga të rrallat intervista tuaja..

Monika Kryemadhi: ǒe keni këtë qejf, që të më dëgjoni mua të flas për Ilir Metën?

Juli Xhokaxhi: Bashkë keni hyrë në politikë, bashkë keni bashkëjetuar në politikë familje e më gjerë…

Monika Kryemadhi: Unë kam mbijetuar, nuk kam bashkëjetuar…

Juli Xhokaxhi: Vazhdon Partia Socialiste të këmbëngulë, që së paku do ta shkarkojë politikisht në parlament Ilir Metën..

Monika Kryemadhi: Po le të bëj ç’a të dojë.

Juli Xhokaxhi: Nuk ju intereson fare?

Monika Kryemadhi: Po fare, janë qesharakë.

Erl Murati: Teorikisht mund të ketë pasoja të brendshme te Lëvizja Socialiste për Integrim…

Monika Kryemadhi: Pse? Ka thënë nuk vij te LSI-ja. Po të dojë të vij, le të vij. Ne do bëjmë dhe zgjedhjet shumë shpejt, përfitoj nga rasti të njoftoj gjithë anëtarët e LSI të paraqiten pranë zyrave të LSI..

Juli Xhokaxhi: Do e sfidoni Ilir Metën po u kthye në LSI?

Monika Kryemadhi: Të jeni të bindur që nuk do kthehet në LSI.


Shtuar më 31/10/2019, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori