"Ç'do bëhet, kemi mbi 1 muaj që presim", qytetari i drejtohet Ramës në sy të komisionerit
Kryeministri Edi Rama ka dalë për një vizitë zyrtare në zonat e prekura nga tërmeti bashkë komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi.

Ai ka qenë duke i treguar dëmet e ndërtesave komisionerit, kur ka hasur në banorë të zonës të cilët kanë mbetur pa shtëpi.

Kryeministri ka shkëmbyer disa fjalë me ta në sy të Varhelyi.

Biseda:

-Zoti kryeministër, mund të flasim të lutem….

-Rama: Mirë?! ( Përshëndet banorët me dorë) Ça halli ke?

-Banori: Ke një muaj e ca që ishte këtu dhe nuk e dimë se ça do bëhet. Kemi një muaj e gjysmë që presim.

-Rama: Po pse ku ke parë ti që të bëhet gjithë kjo në një muaj e gjysmë?! (Tregon me shenjë nga pallatet e dëmtuara)

-Banori: Po kemi parë

-Rama: Po ke parë po. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2020, ora 13:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori