Çavushoglu: Interpelancë me Berishën në Strasburg për demonstratën
Mevlut Çavushoglu
Presidenti i Këshillit të Evropës Mevlut Çavushoglu deklaroi sot se Këshilli i Europës do të merret seriozisht me situatën në Shqipëri, pas demonstratës së 21 janarit. Çavushoglu ka deklaruar se ndihet keq që dhuna politike në Shqipëri degjeneroi në vrasje.

"Kjo është shumë shqetësuese dhe Këshilli i Europës do të merret shumë seriozisht me këtë situatë”, pohoi kreu i APKiE. Më tej presidenti i Këshillit të Europës ka pohuar se kryeministri shqiptar Berisha ka njoftuar ardhjen në seancën e Këshillit ditën e enjte.

Në seancë pritet që kryeministri t`i përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të Këshillit të Europës për situatën politike në vend dhe veçanërisht demonstratën e 21 janarit.
Shtuar më 24/01/2011, ora 15:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori