Çantë plotë me para, kjo është shuma që për pak i kushtoi jetën kambistit në Tiranë
Një grabitje e dhunshme ka ndodhur rreth orës 9:15 në mes të Tiranës.

Dy persona të maskuar kanë tentuar të grabisin një kambist të valutave monetare i cili po transportonte me motor një shumë të konsiderueshme parash.

Grabitësit kanë hasur në rezistencën e kambistit të cilin më pas e kanë qëlluar me levë duke i shkaktuar plagë të mëdha në kokë.

Më pas autorët kanë tentuar të largohen por polciia ka bërë të mundur kapjen e njërit prej tyre.

Sipas të dhënëvae paraprake bëhet fjalë për një shumë prej rreth 60 mijë eruove shumë të cilën grabitësit duket se kanë patur informacion të mirë se ndodhej në motorin e kambistit./albeu.com/
Shtuar më 29/03/2019, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori