Cakaj nis "sulmet": Mosha ime e re u është dukur faj
Gent Cakaj, personi të cilit iu delegua detyra e ministrit të Jashtëm nga Edi Rama, iu përgjigj kritikave që ka marrë kohët e fundit, që kur emri i i tij u propozua nga kryeministri për të mbajtur postin e kreut të diplomacisë.

“Pas kalimit të valës së parë zjarrit të pakursyer për mua, ndjehem disi më i lehtësuar, kjo mbi të gjitha për një shkak tepër të fortë sepse të qenit drejtues me kompetenca të deleguara nën vëzhgimin e tij të afërt është një start i garantuar në dritën e zjarrit të akuzave të pabaza dhe paragjykimeve”, tha Cakaj.

“Delegimi i kompetencave tek një zv/ministër si unë dhe mosha e re u është dukur faj dhe jo burim energjie dhe kreativiteti disa njerëzve”, shtoi 28-vjeçari.
Shtuar më 23/01/2019, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori