Bylykbashi: Rama po shkel marrëveshjen e 14 janarit
Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili në një konferencë për mediat në ambientet e PD-së kanë reaguar në lidhje me votimin e kodit të ri zgjedhor që pritet të bëhet këtë të hënë.

Në fjalën e tij Bylykbashi u shpreh se kryeministri Rama po shkel marrëveshjen e 14 janarit dhe atë çfarë votoi me 30 qershor.

”Jemi në atë gjendjen ku është Reforma Zgjedhore në prag të votimit nesër në parlament. U ngrit në bazë të marrëveshjes së 14 janarit. Që kishte konsensusin mes partive, mazhorancës, opozitës parlamentare dhe Opozitës së Bashkuar. I vetmi instrument për Reformë konsensuale.

Një nga 15 kushtet e BE. 14 janari shtoi bazat për marrëveshjen, që konkludoi në të gjitha parametrat që Këshilli Politik miratoi më pas më 30 qershor tekstin integral konsensual. Ky tekst që më 23 korrik u miratua në parlament, pa asnjë ndryshim. Kjo Reformë Zgjedhore që garantoi konsensus për të rritur standardin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Solli instrument shtesë, që zgjedhjet e 2021 të kishte sa më pak probleme, dhe t’i priteshin duart partisë në pushtet që të manipulonte.

Me votimin e nesërm, të bazuar mbi miratimin e njëanshëm, Rama shkatërron marrëveshjen e 14 janarit, konsensusin e Këshillit Politik dhe 5 qershorin. Duke ndërhyrë drejtpërdrejt në elementë të 5 qershorit. U miratuan më 30 qershor, dhe parlamenti i bëri ligj më 23 korrik. Ndërhyrjet e nesërme do të krijojnë konfuzion, si do të funksionojë sistemi zgjedhor. Bëhet se si Rama të reduktojë humbjen e tij në zgjedhjet e ardhshme. Asnjë truk nuk do të ndalë atë që më 25 prill do te jetë fundi politik, dhe fitoren e opozitës. Në të gjithë përpjekjen e tij për të thënë që procesi i Reformës që po e përmbyll në mënyrë të njëanshme, është përpjekje për të bërë Këshillin Politik për njëanshmëri të ndryshimeve kushtetuese, po heq mundësinë që partitë të garojnë në koalicion që e mund në 12 qarqe”, tha Bylykbashi. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2020, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori