Bylykbashi: Ja çfarë ndodhi në takimin me dyer të mbyllura
Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi Oerd Bylykbashi i cili e shoqëroi Bashën në takimin me Ramën tha në emisionin "Tonight Ilva Tare" se Kryeministri e kishte orkestruar qysh në fillim dështimin e bisedimeve.

Bylykbashi tha se Rama ka refuzuar pa arsye vendet e rezervuara, zgjidhja që propozoi Komisioni i Venecias, OBDAT dhe EURALIUS.

Sipas tij, çuarja e mundshme e draftit të Reformës në Drejtësi në parlament nga ana e Ramës do ta çonte vendin në qorrsokak për shumë gjatë.

"Kryeministri kishte ardhur sot që të biem dakord që të mos biem dakord vetëm që Rama të duket europian", tha Bylykbashi.

Ai theksoi se Rama kërkonte me çdo kusht kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika.

Sipas Bylykbashit, Rama e çoi Reformën në Drejtësi në proces abortues.

Për të në parlament do të flitet një vit për draftin i cili nuk do të miratohet sa duket dhe fajin për këtë e ka kryeministri. /Albeu.com/
Shtuar më 06/06/2016, ora 22:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori