Parashikimi i motit për datën 10 dhjetor 2022

Në një parashikim për fundjavën që presim përpara; vendi ynë pritet të ndikohet nga një situatë e agravuar meteorologjik.

Kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të një qëndre të thellë të presionit të ulët zhvilluar në Oqeanin Atlantik drejt rajonit të Ballkanit. Kjo qendër e presionit të ulët (front atmosferik) pritet të shoqërohet me masa ajri tepër të lagështa dhe vlera të ulta të presionit.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme deri në orët e mesditës moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim dhe jug reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi.

Pas orëve të mesditës do të ketë reshje me intensitet mesatar dhe të lartë shtrihen në pjesën më të madhe të territorit në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme shoqëruar me erë të fortë.