Bushati reagon për herë të parë pas shkarkimit: Rama e ka marrë vendimin
Ish- ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka komentuar për herë të parë pas shkarkimit të tij.

Bushati e ka quajtur vendimin e Ramës për ta shkakruar të drejtë dhe ekskluzivitet të kryeministrit.


Një pjesë nga deklarata e Ditmir Bushatit:

“Për sa i përket dimensionit politik, kryeministri e ka marrë tashmë vendimin e tij, ia ka bërë të ditur opinionit publik për të ndryshuar drejtimin politik të MEPJ. Është e drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive e kryeministrit për të përzgjedhur ekipin e tij politik me të cilin ai do të përmbushë objektivat e programit edhe në këtë fushë.

Thënë kjo, në kuptimin kushtetues, apeli im sot është shumë i thjeshtë: për të ezauruar një orë e më parë procedurën kushtetuese që jetëson jo vetëm ndryshimin e lidershipit politik në MEPJ, por që do t’i krijonte njëkohësisht mundësi vendit për t’u përfaqësuar në mënyrë të denjë dhe efeciente në arenën ndërkombëtare”./albeu.com/
Shtuar më 15/01/2019, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori