Burri shef policie ndërsa gruaja pedagoge, kush është çifti i bashkëshortëve që vodhi ndihmat (FOTO LAJM)

Pas katastrofës së tërmetit, nj tjetër problem i madh është mos menaxhimi i mirë i ndihmave të dërguara nga mbarë bota.

Shpërndarja e pabarabartë madje dhe vjedhja e tyre ka shkaktuar një zemërim dhe një kaos mes atyre të cilët janë në kërkim dhe presin të ndihmohen nga fonacione të ndrshme.

Altin Zekaj, shef i seksionit të Rendit pranë komisariatit të Rinasit dhe gruaja e tij Valbona Zekaj, pedagoge tek Akademia e Mbrojtjes, janë mes të arrestuarve nga Policia pas një video që qarkulloi në rrjetet sociale, që tregonte disa persona që vidhnin ndihmat e mbledhura për banorët e prekur dhe të dëmtuar nga tërmeti i së martës.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat njoftoi një ditë më parë arrestimin e tyre dhe një zjarrfikësi që akuzohen se kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme pakosh ushqimore dhe 7 batanije.

18 pako me ushqime të një fondacioni që i kishte përgatitur për familjet në nevojë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet, ishte pikërisht pedagogia Valbona Zekaj, ajo që siguronte ushqimet me anë të një shoqes së saj dhe më pas ja jepte bashkëshortit të saj, i cili urdhëronte Ervin Haxhillarin t’i dërgonte pakot me ushqime në banesën e prindërve të Valbonës, ku jetonte dhe vëllai i saj zjarrfikës, Alban Taulla.


Shtuar më 01/12/2019, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori