Nuk i mjaftojnë ata që ka në dispozicion, trajneri i PSG-së e pranon publikisht: Po, duam një sulmues të ri

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, foli për mediat para ndeshjes kundër Montpellier që korrespondon me ditën e dytë të ndeshjes të Liague 1.

Tekniku francez pranoi se ka parë Mbappen shumë të motivuar në parasezon, po ashtu konfirmoi shitjen e Kalimuendo te Rennes dhe përveç këtyre ai pranoi se pret nga klubi transferimin e një sulmuesi të ri para përfundimit të merkatos.

A dëshironi nënshkrimin me një sulmues të ri?

“Po, janë pyetje të përsëritura. Po, në duan një sëlmues të ri. Klubi po punon shumë. Unë jam në kontakt të drejtëpërdrejtë më Luis Campos për këtë. Nuk duhet të bëjmë asnjë gabim. A do të arrijë ky lojtar? Ne nuk kemi garanci për këtë. E di që klubi nuk do të nënshkruajë me lojtari që vetëm shtojnë numrin. Nuk mund të konfirmoi se do të vijë një sulmues, por klubi po punon shumë për këtë”, u shpreh Galtier./albeu.com