Burri me dy gra: E kam falur Rudinën
Pëlqej
Besnik Basha, i plagosur dy ditë më parë gjashtë herë me thikë nga e shoqja, është shprehur për oficerët e Policisë Gjyqësore se Rudina muajt e fundit kishte probleme me shëndetin mendor.

Sipas tij, ai ka tentuar dy-tri herë ta dërgojë për vizitë te mjekët psikiatër, por ajo nuk ka pranuar. Në deklaratën e tij 45-vjeçari ka mohuar ta ketë keqtrajtuar gruan.

Por nuk ka përjashtuar mundësinë se shkak i gjendjes së saj të jetë bërë xhelozia, pasi ai jetonte bashkë me dy gratë dhe 10 fëmijët, katër me njërën prej grave dhe gjashtë me tjetrën.

45-vjeçari mësohet se është mysliman i devotshëm dhe shkon në xhami rregullisht. Për këtë shkak ai është shprehur në polici se ia fal Rudinës krimin e kryer.

“Nuk e besoj as tani se Rudina ka dashur të ma marrë jetën. Atë ma ka dhënë Zoti dhe askush nuk ma merr dot. Uroj që Rudina të bëhet më mirë dhe të kthehet pranë fëmijëve”.
Shtuar më 31/07/2016, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori