Burri krejtësisht i zhveshur zbret papritur nga makina, gruaja tmerrohet dhe ulëret me të madhe (VIDEO)
Kamerat e sigurisë kanë kapur një moment tronditës në një nga rrugët e qytetit Buzios në Brazil teksa një grua i ka shpëtuar abuzimit seksual.

Teksa ajo ishte duke ecur anë rrugës me një çadër për t'u mbrojtur nga shiu, anash i afrohet një makinë tip "Ford KA", brenda të cilës ishte një burrë krejtësisht i zhveshur.

Papritur burri zbret nga makina dhe e ndjek gruan nga pas, por ajo largohet e tmerruar duke thirrur në ndihmë banorët që gjendeshin afër.

Ky moment nuk është fiksuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa në fund kapet momenti kur burri kthehet në makinë dhe ikën nga vendi i ngjarjes.

Përdhunimet janë një problem i madh në Brazil dhe autoritetet po shtrëngojnë ligjet për të dënuar më ashpër abuzuesit e kësaj natyre. /albeu.com
Shtuar më 20/11/2019, ora 18:34
Tage: burri brazil

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori