Burri jep alarmin në polici: Më ka humbur gruaja
Pëlqej
Një burrë nga Tirana ka denoncuar humbjen e bashkëshortes dhe vajzës në polici.

Sipas tij, gruaja dhe vajza 18 vjeçare janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.

Ndër të tjera policia komunikon:

“Më datë 18.06.2018, shtetasi S.Sh., vjeç 55, banues në Shish Tufinë, ka bërë kallëzim se i janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer bashkëshortja dhe vajza, Dh.Sh., dhe A.Sh., vjeç 53 dhe 18. Punohet për gjetjen e tyre.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2018, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori