Një kryefamiljar nga Korça ka denoncuar në
polici dhunën që ushtronte gruaja e tij ndaj vajzës 14 vjeçare.
Ndodhur në këto kushte, dje është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për 14 vjeçaren, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj nënës së saj.
Shtetasi me inicialet A.I., ka kallëzuar dhunën e të shoqes 38 vjeçare, N.Ç., ndaj të bijës 14 vjeçare P.I. Familja banon në fshatin Braç të Korçës. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2014,
ora 09:53