Burrel, gruaja vret me sëpatë burrin
Një 50 vjeçar nga qyteti i Burrelit është vrarë nga bashkëshortja e saj gjatë ditës së hënë. Sipas burimeve të policisë së këtij qyteti mësohet gruaja ka vrarë burrin e saj me sëpatë në fshatin Karicë të Burrelit.

Sipas të njëjtave burime mësohet se 40 vjeçarja Lule Doçi ka qëlluar bashkëshortin e saj, Vladimir Doçi 50 vjeç gjatë mbrëmjes së kaluar.

Ndërkohë që akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar 40 vjecaren të kyejë këtë krim, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet në vendngjarje.

Krimi brenda familjes është kthyer në një plagë tashmë për shqiptarët, jo shumë larg nga kjo ngjarje një tjerë vrasje e kësaj natyre ka ndodhur në qytetin e Tiranës ku një grua mbeti e vrarë me thikë nga i shoqi./albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori