E FUNDIT/ Mbyllet sërish transporti urban
Burrë e grua shfrytëzonin të renë për prostitucion
Policia e Vlorës ka vënë në pranga 3 persona nën akuzën e "ushtrimit të prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për ushtrim të prostitucionit".

Të arrestuarit janë shtetasit Eqerem Ibrahimi 62 vjeç banues në Vlorë; Ylmie Ibrahimi 58 vjeç banuese në Vlorë dhe A.H 44 vjeç banuese në Vlorë.

Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme gjatë kontrollit dymujor ka bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve të lartpërmendur.

Sipas policisë burrë e grua Eqerem dhe Ylmie Ibrahimi ishin pronarë të lokalit "Sea" në lagjen "1 Maji" shfrytëzonin shtetasen A.H për prostitucion kundrejt pagesës prej 3.000 lekë të reja. /Albeu.com/
Shtuar më 05/05/2016, ora 21:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori