Burg se pa në ëndërr Enver Hoxhën, historia e pazakontë e artistit që vuajti 7 vite në burgun e Spaçit (FOTO LAJM)

Në fundin e viteve ’70-të, teksa shkruante veprën e tij të famshme “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”, shkrimtarit të famshëm Ismail Kadare as mund t’i shkonte kurrë ndërmend se ajo gjë kishte ndodhur vërtetë vetëm disa vjet më parë në një qytezë të vogël jo shumë larg Tiranës, ku Luan Maluka (me origjinë nga Kolonja), do të arrestohej në Laç të Kurbinit dhe do të dënohej me shtatë vjet burg politik, pikërisht vetëm pse kishte parë në ëndërr Enver Hoxhën?! Maluka-t, familje e pasur dhe bejlerë të Kolonjës, mbështetës së Monarkisë së Zogut, veç të tjerave njiheshin edhe si themelues të qytetit të Ersekës, por pas ardhjes së komunistëve në pushtet në nëntorin e vitit 1944, për ta do të fillonin ditë të zeza.

Arrestimi dhe dënimi me burg, i Abdyl Malukës

Një prej familjeve të këtij fisi të njohur që do t’i nënshtrohej persekucionit të egër komunist, do të ishte dhe familja e Avdyl Malukës, i cili menjëherë pas mbarimit të Luftës u arrestua dhe vuajti disa vjet burg në Kënetën e Maliqit, pasi më parë iu sekuestrua e gjithë pasuria. Shkak për dënimin e tij u bë jo vetëm prejardhja si bejlerë, por edhe për faktin se Avdyli me bashkëshorten e tij, Sofien, kishin qenë të ftuar dhe kishin marrë pjesë në dasmën e Mbretit Zog në vitin 1938-të, në përbërje të parisë së Kolonjës. Madje kjo gjë e rëndoi më shumë pozitën familjare të Avdyl Malukës, të cilin nuk mund ta shpëtonte dot nga burgu, as vëllaj i tij komunist, që kishte luftuar me armë në dorë si partizan në çetat e Kolonjës. Pas daljes nga burgu Xha Avdyli me bashkëshorten tij, Sofinë dhe dy djemtë, Luanin e Robertin, e vajzën, për t’i shpëtuar luftës së egër të klasave u detyruan që të shpërnguleshin nga Kolonja për t’u vendosur në disa qyteza të vogla punëtorësh. Kjo gjë u bë e mundur për shkak se Luani punonte si hekurkthyes, profesion që mundi ta merrte gjatë kohës që ai kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak në repartet e punës. Kështu nga mesi i viteve ’60-të, Abdyl Maluka me familjen e tij do të vendoseshin në qytezën e Laçit që sapo kishte filluar të ndërtohej, pasi Luani ishte sistemuar me punë në Ndërmarrjen e Ndërtimeve Industriale, e cila i kishte kantieret e saj në disa rrethe të vendit, si në Elbasan, Pogradec, Fushë-Krujë, Laç, etj.

Luan Maluka, një artist i lindur, kërkohej nga estradat profesioniste

Krahas punës si hekurkthyes, ku vlerësohej si një mjeshtër i vërtetë, në ato vite Luani frekuentonte dhe merrte pjesë edhe në estradat amatore të klasës punëtore kur organizoheshin olimpiadat e ndërmarrjeve. Pasi ai ishte një artist i lindur si aktor i talentuar i humorit, por dhe një akrobat i shkëlqyer, me një fizik të fortë që kishte marrë pjesë edhe në disa ndeshje boksi duke garuar me sukeses deri sa ai sport u mbyll në fillimin e viteve ’60-të. Me një mimikë dhe plastikë të fytyrës si të një aktori të sprovuar komik të kinematografisë, xhestikulacione dhe ushtrime cirku si në planin e forcës ashtu dhe në ato të ekuilibrit, nga mesi i viteve ’60-të e në vijim, Luani do të zgjonte interesin e disa regjisorëve të estradave profesioniste, si Tirana, Shkodra, Elbasani etj, që kërkonin ta bënin pjesë të trupave të tyre, pasi shihnin tek ai një aktor me prirje dhe formim të gjithanshëm. Por prejardhja familjare dhe problem i biografisë, nuk e lejuan Luanin që ai të radhitej krahas aktorëve më në zë të vendit, ku një pjesë prej tyre e donin dhe e ftonin herë pas here për të marrë pjesë në premiera të ndryshme që ata vinin në skenë. Kështu Luani mbeti vetëm një aktor amator i humorit që merrte pjesë vetëm në estradat e ndërmarrjeve në aktivitet e ndryshme të klasës punëtore që organizoheshin asokohe çdo vit nën parullën e Partisë “Ta bëjmë artin pronë të masave”.

Me estradën e Laçit, fituese e çmimit të Republikës

Në këtë kuadër, Luani bashke me disa amatorë të tjerë, aktorë, këngëtarë dhe instrumentistët, si: Zija Kurti, Muharrem Loci, Agim Ibrahimi, Preng Marashi, Benedete Miloti Gjergji, Raqi Tase, Hamza Nuredini, Vladimir Ndini, Mira Bala, Virgjinush Kollçinaku, Gëzim Xhako, Engjëll Kurti, Ali Allamani, Asllan, Famtir dhe Astrit Zorba, etj., etj., në e fillimin e viteve 70-të formuan estradën amatore të qytetit të Laçit, e cila nën drejtimin e regjisorit të njohur, Rifat Poga, zuri vënin e parë në shkallë republike në konkurrimin e grupeve amatore. Falë edhe këtyre aktorëve të talentuar si Luani, Zija Kurti etj, Rifat Poga bëri emër të madh si regjisor, aq sa ai në fillimin e viteve ’70-të u emërua si regjisor i Estradës Profesioniste të Shtetit në Tiranë, ku shkëlqeu me punën e tij për disa vjet me radhë. Por Luan Maluka nuk merrej vetëm me estradat amatore si aktor i humorit, pasi ai kishte dhe pasione të tjera në jetë, siç ishin librat dhe letërsia.

Luani, shok i Bilal Xhaferrit, drejton rrethin letrar të Laçit

Luani ishte një nga themeluesit e rrethit letrar të qytezës së Laçit që në mesin e viteve ’60-të ku bashkë me të merrnin pjesë edhe shkrimtari i njohur që vinte nga klasa punëtore, Siri Sulejmani, Sadri Ahmeti, Mehmet Isai, Andrea Martini, Maqo Trebicka, Vladimir Ndini, etj., të cilët ishin nën patronazhin e shkrimtarit të njohur Kol Jakova, që asokohe jetonte dhe punonte në qytezën e Laçit ku e kishte dërguar Partia me qarkullim. Pasionin për libra dhe letërsinë në përgjithësi, Luanit ia “injektoi” më tepër edhe shoku i tij i ngushtë, Bilal Xhaferri, gazetari dhe shkrimtari i njohur i asaj kohe, të cilin Luani e kishte pasur si ndihmës hekurkthyes në një nga kantieret e ndërtimit në Fushë Krujë dhe miqësia mes tyre vazhdoi gjatë deri sa Bilali u arratis nga Shqipëria në gushtin e vitit 1968. Po kështu nëpërmjet Bilalit, Luan Maluka kishte njohur edhe Musine Kokalarin, e cila asokohe ishte e internuar në Rrëshen, ku të dy shkonin herë pas here dhe e takonin fshehurazi atë.

Raporti Kadri Hazbiut, dërguar Enverit për rrethin letrar të Laçit

Ndoshta kjo gjë u bë shkak që Luani të hynte në “rrethin e kuq” të Sigurimit të Shtetit për t’u survejuar hap pas hapi, gjë e cila bëhet e ditur edhe nga një raport me siglën “Tepër sekret” që Ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe, Kadri Hazbiu, në vitin 1968 ia drejtonte personalisht Enver Hoxhës, ku ndër të tjera shkruante: “Me sa shohim nga analiza e këtyre të dhënave në disa rrethe letrare që janë krijuar në disa qendra industriale e qytete të vogla, rezulton se kontrolli i organeve përkatëse nuk është në lartësinë e duhur. Këto kanë një përbërje heterogjene dhe në to bëjnë pjesë edhe element të deklasuar me qëndrim jo të mirë politik. Kështu ka ndodhur p.sh. në Laç, ku të tillë elementë kanë qenë drejtues të rrethit letrar. Këtu janë bërë diskutime për teza të ndryshme dhe janë paraqitur edhe shkrime me frymë jo të shëndoshë dhe në diskutimet rreth këtyre, nuk nisen nga pozita partie, por krejtësisht nga pozita sentimentale dhe për të mbrojtur njëri tjetrin, duke marrë në mbrojtje dhe vepra e persona që janë kritikuar dhe në shtyp. Kështu p.sh. kur u botua në “Drita”, kritika për “Gardën Krutane”, këta pasi e kanë diskutuar, kanë përgatitur një letër proteste për shtypin, për të cilën ju morr dhe mendimi i autorit, por ky u tha: ‘këtë letër mos e nisni, se më dëmtuan mua shumë”. (Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi 14. Ap. K.Q. i PPSH-së, Struktura, Dosja 88, Viti 1968. Shiko, “Kadare i denoncuar, Kapitulli V-të, fq. 77, autor Dashnor Kaloçi, Shtëpia Botuese UET PRESS, Tiranë 2015).

Por edhe pse Luani deri diku arrinte të shfaqte talentin dhe pasionet e tij, sa me lëvizjet amatore ashtu dhe në rrethin letrar të Laçit, ai nuk mund të pajtohej me atë çka i ofronte jeta, pasi ai jetonte në një gjendje të vështirë ekonomike, duke mbajtur familjen (nënën, babanë dhe vëllanë, Robertin), vetëm me rrogën e tij. Po kështu nisur edhe nga prejardhja familjare (bejlerë të shpronësuar nga regjimi komunist dhe me babanë të dënuar politik), por dhe rrethi i tij shoqëror, si: Bilal Xhaferri, Mehmet Isai, Sadri Ahmeti, Andrea Martini, Dylber Zorba, Kolë Matusha, etj., etj., ku pothuaj të gjithë vinin nga “familjet e prekura”, Luani nuk nguronte të fliste me ta hapur apo me sarkazma kundër regjimit komunist. Kështu në këtë kontekst, kryesisht me shokun dhe mikun e tij të ngushtë, Mehmet Isai (me origjinë nga Kolonja dhe antikomunist i thekur), më të cilin punonin bashkë si hekurkthyes në kantiere të ndryshme të Ndërmarrjes së Ndërtimeve Industriale të Laçit, Luani nuk ia përtonte të bënte “humor të hidhur” dhe “me spec” duke vënë në lojë regjimin komunist në fuqi, sa herë që u jepej mundësia.

Pas përmbysjes së regjimit komunist në fillimin e viteve ’90-të Mehmet Isai erdhi në Tiranë ku edhe pse në një moshë të madhe vazhdoi Fakultetin Juridik (ditën) ku pas diplomimit për disa vjet ushtroi punën si noter, ndërsa Luani vazhdoi të qëndronte në qytetin e Laçit, ku krahas punës si hekurkthyes, drejtoi për disa vjet edhe Shoqatën e të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë të Laçit së bashku me Vlash Pirolin. Pas shumë vuajtjesh dhe peripecish, Luani ndërroi jetë në vitin 2017 në qytetin e Laçit pranë familjes së tij, (aty ku u vendos për herë të parë në fillimin e viteve ’60-të), ndërsa miku dhe shoku i tij i ngushtë, Mehmet Isai, i ngrysi në vetmi ditët e fundit të jetës në Tiranë, duke u përcjellë për në banesën e fundit nga pak të afërm dhe bashkëvuajtësit e tij. Marrë nga Gazeta Tema

Shtuar më 06/07/2019, ora 10:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori