Bulqizë, zëvendësohet kryetari i sindikatës së minierës së kromit
Dorëhiqet kryetari i sindikatës së minierës së kromit në Bulqizë Dilaver Përkoxha gjatë ditës së sotme, ndërsa vendin e tij e ka zënë Kujtim Alliu, me detyrë kryetar i sindikatës, ndërsa si sekretar është emëruar Baki Bajraktari, i cili për tre muaj ka qenë kryetari i grevës së urisë së minatorëve të Bulqizës.


Kol Nikolla, kreu i konfederatës është shprehur se kryetari që ka lënë detyrën sot ishte detyruar të jepte dorëheqjen pas paraqitjes jo të mirë të bërë në krye të kësaj sindikate.

Sipas tij, rezultatet që kishte pasur ky person gjatë punës së tij në krye të këtij organi kishin qenë të dobta, kështu që pas votebesimit, Dilaver Përkoxha është zëvëndësuar nga një tjetër kryetar.




Në këtë mbledhje kanë qenë kreu i Konfederatës Kol Nikolla, përfaqësues të sindikatës së minatorëve dhe sindikalistë të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori