Bulku: Deklaratat e Myftaraj të pavërteta
Rajmonda Bulku
Deputetja e PD-së në Kuvendin e Shqipërisë Rajmonda Bulku ka depozituar dje në Prokurori një padi penale për shpifje ndaj Kastriot Myftarajt.

Padia e Bulkut vjen pas deklaratave të gazetarit Kastriot Myftaraj për lidhjet e shkrimtarit Ismail Kadare, pas publikimit të librit nga bashkëshortja e këtij të fundit.

Sipas Bulku-t deklaratat e Myftarajt për një lidhje të mundshme mes saj dhe Ismail Kadaresë, nuk janë gjë tjetër veçse shpifje. Në shkrimet, apo edhe në daljet vizive, Myftaraj e ka përforcuar këtë deklaratë edhe me një tjetër pasazh në të cilin shprehet:

“Mund të jetë aktorja shqiptare e cila që në vitin 1976 deri në 1989 ka luajtur praktikisht në çdo film që është mbështetur në librat e Kadaresë”./albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori