Szunyog: Masat e BE-së të përkohshme dhe të kthyeshme, duhet depërshkallëzim i situatës siç kërkohet nga BE

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Thomas Szyunog, ka raportuar sot para Komisionit për Punë të Jashtme lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Szyunog ka thënë se masat e Bashkimit Evropian janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por thotë se duhet një angazhim konstruktiv për të arritur de-eskalimin ashtu siç kanë kërkuar 27 shtetet anëtare në qëndrimin e 3 qershorit.

“Patëm një shkëmbim të mirë me Komisionin për Punë të Jashtme për zhvillimet e fundit dhe situatën në veri. I shpjegova se Masat e BE-së janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet një angazhim konstruktiv për të përmbushur de-përshkallëzimin siç kërkohet nga deklarata e BE27 e 3 qershorit”, ka thënë ai./Express/