Buhler: Do të vendosim qetësi në veri, qoftë edhe me forcë
Erhard Buhler
Komandanti i ri KFOR-it, Erhard Buhler, ka deklaruar se KFOR-i do të reagojë me vendosmëri kundër secilit që kërcënon sigurinë dhe se në veri të Kosovës do të vendoset qetësia qoftë edhe me forcë. Këto deklarata komandati i KFOR-it i bërë në një intervistë për të përditshmen e Beogradit “Veçernje Novosti”. Detyra e KFOR-it është të garantojë mjedis të sigurt e të qetë në Kosovë, meqë është në interesin e të gjithë qytetarëve që të jetojnë në qetësi. Prandaj, KFOR-i nuk do të tolerojë dhunë dhe përdorim armësh. Në Veri të Kosovës disa mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan, se atje ku nuk funksionin ligji e rendi nuk ka siguri. Kjo nuk do të lejohet, ka thënë gjenerali gjerman Erhard Buhler në intervistën dhënë “Novostit”.
Shtuar më 20/10/2010, ora 15:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori