Kounde drejt Barcelonës, Chelsea gjen zëvendësuesin e tij

Me kalimin e orëve, Jules Kounde vazhdon të largohet nga Stamford Bridge për t’iu afruar Camp Nou. Dhe në Londër ata tashmë po punojnë për një alternativë.

Sipas Daily Mail , ‘Blutë’ kanë si ‘planin B’ të tyre Wesley Fofana , qendërmbrojtësi 21-vjeçar nga Leicester City . Mbrojtësi francez mbërriti te ‘Dhelprat’ në vitin 2020 për 35 milionë euro nga Saint-Ettener dhe sot është i padiskutueshëm për Brendan Rodgers .

Chelsea ka ende nevojë urgjente për një qendërmbrojtës . Koulibaly ka ardhur , por ka ende dy boshllëqe për të plotësuar një mbrojtje./albeu.com