Brymë e ngrica, si pritet të jetë moti në vazhdim
Mëngjesi i së mërkurës ishte sërish i ftohtë me ngrica e brymë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se dita e enjte do të ketë mot të kthjellët me vranësira kalimtare, kryesisht në bregdet.

Ndërsa në orët e mëngjesit te dites se neserme, parashikohet të rikthehet mjegulla e mjegullinë lokale përgjatë luginave të lumenjve e pranë sipërfaqeve ujore.

Si shkak i temperaturave të ulëta, sërish parashikohen ngrica e brymë.

Era, do të fryjë me drejtim lindje-verilindje e përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 10 deri 16m/s. Valëzimi i forcës 4 deri 5 në brigjet e Jonit.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -5ºC deri në 7ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 15ºC
zonat bregdetare 2ºC deri në 16ºC

Shtuar më 22/01/2020, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori