Britanikët nuk zënë mend, vazhdojnë të dynden në festa të shthurura (FOTO LAM)

Nga raportimet e fundit në Britaninë e Madhe mësohet se kanë humbur jetën 148 persona nga Covid-19, por kjo nuk i ka penguar të rinjtë të mbushin lokalet mbrëmjen e kaluar ku askush sipas mediave vendase nuk pyeste për respektim masash.

Nga pamjet e publikuara duke të rinjtë gjendja e dehur e të cilëve vihet re sapo i shikon, ndërkohë që ka prej tyre që shtrihen të flenë rrugëve, por edhe duke bërë veprime të pahijshme në ambiente publike.

Personat që kanë humbur betejën me Covid-19 në krahasim më javën e kaluar në 24 orë janë dyfishuar në Britani, ndërsa autoritetet vijojnë të bëjnë thirrje për zbatimin e masave dhe protokolleve të sigurisë.

Ministri, Michael Gove, u shpreh se mbajtja e maskave mbrojtëse në dyqane nuk do të jetë e detyrueshme në Angli. Ai theksoi se mbajtja e maskës në ambiente publike është një sjellje e mirë që hyn në praktikat bazike.

Deri tani, në Mbretërinë e Bashkuar kanë humbur jetën rreth 45 mijë persona nga Covid-19 , ndërsa të prekurit janë më shumë se 290 mijë.
Shtuar më 12/07/2020, ora 18:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori