Brezi i "Turit", maturantët japin sot provimin e fundit
Maturantët do t'i nënshtrohen sot provimit të fundit për këtë cikël duke testuar lëndët me zgjedhje.

Matura shtetërore këtë vit është shoqëruar me polemika të shumta ku të rinjtë nuk kanë qenë aspak dakord me provimin e Gjuhë-Letërsisë i cili edhe nga ekspertët u konsiderua një test me gabime.

Pas disa ditësh të mbushura me protesta të rinjtë arritën të merrnin një përgjigje pozitive nga Ministria e cila si përfundim njoftoi se pyetjet që janë kundërshtuara nuk do të jenë jenë pjesë e vlerësimit.

Ndërkohë, ndryshe nga sa ndodhi me provimin e Gjuhë- Letërsisë, për maturantët provimi i matematikës ishte i nivelit mesatar.

Shtuar më 18/06/2020, ora 08:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori