Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Devoll (FOTO LAJM)

Në një kohë kur temperaturat kanë kaluar mbi 30 gradë, në Devoll janë regjistruar reshje shiu dhe breshëri.

Banorët thonë se si pasojë e breshërit janë dëmtuar prodhimet bujqësore.

Devolli i Sipërm është zona më e prekur.

Bëhet e ditur se breshëri ka goditur fshatrat Sul, Koshnicë, Miras, Çetë, Cangonj etj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Ndërkohë, sipas parashikimeve, ditën e nesërme priten reshje shiu në disa zona të vendit.
Shtuar më 16/06/2019, ora 22:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori