Breshëri plumbash në tunelin e errët, 64-vjeçarit i zënë pritë tek Ish-Blloku për ta eliminuar
Pëlqej
Një mashkull rreth 64 vjeç është gjetur i pajetë në rrugë “Nikolla Tupe” në kryeqytet.
Personi, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije, është qëlluar disa herë pasi ka dalë nga automjeti i tij.

Autorët e kanë ndjekur viktimën me një makinë tip “BMW” ngjyrë të zezë me xhama të zinj dhe e kanë qëlluar disa herë në trup me armë zjarri.

Viktima i ka dalluar atentatorët dhe ka dalë nga makina e tij për të shpëtuar.

Ngjarja ka ndodhur në një tunel pranë zonës së njohur si “Ish-Blloku” në kryeqytet.

Sipas dyshimeve paraprake, banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna dhe mendohet se autorët kanë përdorur armë me silenciator për të kryer vrasjen.

Deri më tani është mësuar se janë shoqëruar 3 persona në komisariat si të dyshuar se mund të kenë lidhje me krimin.

Pritet versioni zyrtar i policisë në lidhje me këtë atentat. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 21:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori