Breshëri ndaj "Peugeot"-së me dy persona brenda, kapet i riu
Në shtator të këtij viti, një i ri ka qëlluar me armë zjarri kundër një makine, ku brenda kanë qënë dy shtetas dhe sot është arritur të kapet.

Specialistët kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit në Drejtorinë Vendore Durrës bënë ndalimin e shtetasit I. B., 27 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas, më datë 29.09.2019, në Shijak, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasit F. K. dhe Xh. K., banues në Shijak, të cilët kanë qenë në mjetin tip Peugeot, pa targa.

Nga të shtënat me armë zjarri pati vetëm dëmtime materiale të mjetit.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Armëmbajtja leje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Shtuar më 31/12/2019, ora 12:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori