Qytetarët protestojnë për Luizin te shtëpia e BB VIP, banorët mbyllen brenda për të mos dëgjuar (VIDEO)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, qytetarët i janë përgjigjur thirrjes dhe janë mbledhur rreth shtëpisë së Big Brother Vip Albania, ku po protestojnë për banorin Luiz Ejlli nën moton #meluizin.

E gjithë kjo pasi banorët besojnë se ai është sëmurë dhe pretendojnë se produksioni po fsheh të vërtetën.

Nga ana tjetër, që banorët mos të dëgjojnë thirrjet e protestës, janë mbyllur brenda në shtëpi, kanë ulur perdet dhe po këndojnë e vallëzojnë këngë popullore.

Gjithashtu, forca të shumta policie ndodhen në zonën përreth Top Channel, për mbarvatjen e protestës./albeu.com

 


Shtuar 14.01.2023 14:23