Brenda shtëpisë së Gentës dhe partnerit të saj turk, si erdhën festat (FOTO LAJM)

Prej disa kohësh, këngëtarja Genta Ismajli po jeton përrallën e saj të dashurisë me partnerin turk, Usta.

Ata s’bëjnë dot pa njëri-tjetrin dhe i shohim kudo bashkë, madje në rrjete sociale Genta na ‘qeras’ herë pas here me foto të ëmbla të çiftit.

Usta dhe Genta kanë nisur bashkëjetesën dhe tashmë që festat kanë ardhur, ata kanë dekoruar ambientin e shtëpisë për t’iu përshtatur atmosferës së fundvitit.

Ka qenë këngëtarja ajo që ka ndarë në Instagram foto nga shtëpia e tyre, ku dallohet pema e Krishtlindjeve, e dekoruar me topat vezullues.

Dyshja e ka shijuar këtë atmosferë të ngrohtë me alkool dhe filma në sfond.

Ata kanë bërë të ditur se gjërat mes tyre janë tashmë tepër serioze, janë prezantuar me familjet e njëri-tjetrit dhe vitin e ardhshëm presim dasmën!

Shtuar më 02/12/2020, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori