Brenda shtëpisë ku lindi Enver Hoxha (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Të gjithë kanë dëgjuar për komunizmin dhe sistemin politik që ndërtoi Enver Hoxha por shumë pak dinë për shtëpinë ku lindi ish-diktatori, sidomos brezat e rinj. Prej dy dekadash tashmë ajo shërben si muze etnografik në qytetin e Gjirokastrës.

Brenda shtëpisë do të shohësh punime të ndryshme në dru dekorativ, kostume popullore, punime në tezgjah dhe shumë relike të tjera. Shtëpia një godinë 3-katëshe e vendosur në lagjen "Palorto" daton qysh në shekullin e XIX-të. E ndërtuar gati një shekull më parë, në vitin 1913, kur Hoxha ishte 5 vjeç digjet aksidentalisht dhe në vend të saj për gati 54 vjet deri më 1967 mbetën gërmadhat.
Nga ky incident fatal shpëtuan vetëm një qilim, një jorgan dhe një palë çorape, të cilat më vonë nga familja Hoxha iu dhuruan muzeut të qytetit. Gjatë rindërtimit të shtëpisë nga shteti në vitin 1967, u grumbulluan në të, të gjitha karakteristikat më të mira të një shtëpie tipike gjirokastrite, duke filluar që nga tavanet, sergjenët, dollapët në mur, papafingot etj.

Përveç armëve në këtë banesë kanë qenë të reklamuara edhe sende personale që familja Hoxha i kishte dhuruar. Ka qenë një ndër 7 muzetë e Gjirokastrës si dhe ndër më të frekuentuarit nga vizitorët. Në vitin 1997 një sasi eksplozivi e dëmton pjesërisht atë dhe vetëm pas shumë kohësh ajo u rikonstruktua, duke u kthyer në muze etnografik dhe vazhdon të funksionojë si i tillë deri më sot. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori